Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit Memorial.
Furgoni i mallrave është përmbysur në rrugë, pasi ka humbur kontrollin, e për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Në informacionet paraprake të siguruara nga Top Channel, thuhet se nuk ka të lënduar. Aktualisht është bllokuar një krah i autostradës Fier-Tiranë.
“Reeth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara dhe rruga që ka mungesë ndriçimi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel