Miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, Tabaku: Ligj korruptiv për investime strategjike, qeveria nuk njeh limite

22/02/2024 10:34

Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli pas mbylljes së seancës, ku u votuan ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.

Tabaku e quajti një ligj korruptiv, që do të përdoret për investime strategjike dhe për përfitimin e disa personave. Sipas deputetes ky është ligji i 14 për vendime strategjike.

“I përdorët deputetët, qeveria solli një vendim tjetër, me ligjin e miratuara në zonat e mbrojtura do të bëhen investime. Ju të gjithë e dini që unë km kohë që përpiqem që betejën tonë ta bëjmë e institucione. Me ligjin e zonave të mbrojtja, qeveria nuk ka asnjë limit, votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike në zonat e mbrojtura. E kam ngritur këtë shqetësim me ambasadorin e BE, me komisionerin dhe të gjitha strukturat. Këto janë akte që i shërbejnë qeverinë për të punuar për një grup njerëzish, siç kanë bërë ndër vite. Zonja Gjona duhet të flasë vetë. Ky është një ligj korruptiv për kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit, të miratuar në parlament. Jeni koshientë se sa kemi reaguar ne. Mos e shikoni lidhjen vetëm për mjedisin, por shikojeni si korruptiv. Shqipëria është një vend sovran që miraton ligjet e veta, por kemi një detyrim në procesin e integrimit. Është një ligj korruptiv, që do japë leje për struktura akomoduese në zona të mbrojtura”, tha Tabaku.

E pyetur se a do të jetë pjesë e grupit Bardhi-Bershia, Tabaku tha “Kam qenë në protestë edhe në korrik të 2023 kur askush nuk shkoi. Kam që 16 vjeç që jam në PD dhe nuk kam asnjë vend tjetër vetëm se në PD.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA