I shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet pjesëtari i një grupi kriminal në Vlorë! Do ekstradohet në Itali

22/02/2024 13:10

Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

B. R. alias B. M., 27 vjeç u kap në lagjen “10 Korrikut” dhe u arrestua provizorisht për t’u ekstraduar në Itali.

Gjykata e Firences i ka caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA