Rooney i qartë: A do pranoja të isha ndihmës i Guardiolës? Patjetër që po, e shihni Artetën?!

21/02/2024 21:58

Aventura e Wayne Rooneyt në zanatin e trajnerit nuk ka shkuar sipas parashikimeve dhe padyshim, të paktën deri në këtë moment, britaniku nuk ka sukses si në kohën kur zbriste në fushë si futbollist.

Aktualisht, Rooney është i “papunë” pasi u shkarkua pas vetëm 15 ndeshjesh nga drejtuesit e Birmingham. Megjithatë, 38-vjeçari nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe së fundmi shprehet se do ta pranonte me kënaqësi nëse Pep Guardiola i ofronte rolin e ndihmësit të tij.

“Nëse Guardiola më propozon rolin e ndihmësit atëherë do të shkoja pa u menduar dy herë. Ai është trajneri më i mirë në botë, Guardiola bën ndryshime të vogla çdo ditë dhe të tjerët mundohen ta kopjojnë. E shihni çfarë bën Arteta te Arsenal? Shumë gjëra vijnë prej atyre që ai ka mësuar nga Guardiola. Edhe pse unë besoj se përsëri një trajner duhet t’i qëndroj besnik ideve të tij, unë këtë jam munduar të bëj, pavarësisht se më duhet të pranoj se nuk ka shkuar mirë”, u shpreh Rooney./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA