Tre ambulanca kanë mbërritur në ambientet e një fabrike të huaj në Fier, ku prodhon pjesë mjetesh.
Fillimisht u dyshua se disa punonjës janë asfiksuar nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës që kryhen brenda kësaj kompanie qe ushtron aktivitetin prej gati 5 vitesh dhe operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet.
Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në ambientet e kompanis dhe më pas janë larguar për në banesë.
“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Top Channel