Kërkohet nga Rusia, ndërsa në Shqipëri pritet shqyrtimi ekstradimit/ Si 60-vjeçari rus u bë pjesë e grupeve mafioze, mori statusin më të lartë “hajdut në ligj”

21/02/2024 22:47

Ignor Kokunov është rusi i cili kërkohet nga autoritetet e vendit të tij pas akuzave për lidhje me grupet mafioze.

Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se 60-vjeçari mbante postin më të lartë të hierarkisë kriminale. Me një vendim të gjykatës në Rusi ai u shpall fajtor për këtë vepër penale, ku u dënua me heqje lirie si më poshtë:

-Me vendimin e gjykatës se qytetit Podolsk te rajonit të Moskës të datës 05.10.1979 ai u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale sipas paragrafit 2 të nenit 144 të Kodit Penal 18;

-Ai u dënua me heqje lirie për një periudhe 2-vjeçare, me vuajtjen e dënimit në një koloni penale arsim-punësimi të regjimit të përgjithshëm;

-Me vendimin e gjykatës u shpall fajtor për kryerjen e veprës, ai u dënua me heqje të lirisë për një afat prej 4 vjetësh, me vuajtjen e dënimit në një koloni penale arsim-punësimi të regjimit të përgjithshëm;

-Me vendimin e gjykatës u shpall fajtor dhe u dënua me heqje të lirisë për një afat prej 4 vjetësh, duke vuajtur dënimin e tij në një regjim të rreptë në koloninë penale te arsim-punësimit.

-Dhënia e dënimit përfundimtar është heqja e lirisë për një periudhë 5 vjeçare, me kryerjen e dënimit në vendet e lartpërmendura.

60-vjeçari është dënuar me 10 vite heqje lirie dhe konfiskim pasurie, ndërkohë iu kërkua që të vuajë dënimin në një koloni penale të arsim-punësimit të rreptë, në Rusi.

Duke dashur t’i shmangur këtij dënimi, ai kapërceu gardhin në ambientin ku ishte dhe u arratis. Ai duhet ta vuante dënimin për 7 vite.

Më parë, pavarësisht se duhet të ishte në ambiente të regjimit të përcaktuar nga gjykatat ruse Ignor Kokunov nuk është bindur dhe se ka tentuar të zërë një vend të rëndësishëm në hierarkinë kriminale.

Ai ka punuar për të krijuar lidhje me person të krimit, për të bërë të mundur arritjen e synimit.

Pasi ka krijuar një reputacion kriminal për veten, 60-vjeçari ka provuar të angazhohet sa më shumë për të zënë një pozitë drejtuesi në krim.

Pas përfshirjes Ignor Kokunov dhe bashkëveprimeve me personalitete të tjera të krimit, ai arrti të marrë statusin e lartë “hajdut në ligj”.

Lexo edhe: “Banditi” rus, frikë si Navalny/ I kërkuar nga Rusia për lidhje mafioze, humb betejën ligjore në Gjykatën e Lartë! Nesër shqyrtohet ekstradimi në Apel

Top Channel