Kontrata e Paul Dybalës me Romën skadon në verën e vitit 2025 dhe deri më tani, nuk ka sinjale për rinovimin e saj.
Megjithatë, argjentinasi mendon vetë të qetësojë tifozët romanë duke theksuar se e sheh veten me fanellën e Romës edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, sulmuesi flet edhe për raportin me Massimiliano Allegri te Juventus si dhe zbulon se goli më të bukur në karrierë ia ka shënuar Interit në vitin 2020.
“De Rossi është një ikonë e Romës dhe ne lojtarët jemi shumë entuzistë kur punojmë me të. Dua të jap maksimumin për trajnerin dhe për tifozët e Romës që më kanë pritur në një mënyrë të jashtëzakonshme. E ardhmja? Për momentin unë mendoj vetëm ndeshjen e radhës. Të shohim çfarë do të ndodhë me në të ardhmen, por unë luaj me Romën dhe e shoh veten me këtë fanellë edhe për shumë kohë.
Allegri? Për karrierën time ka qenë shumë e rëndësishme që të trajnohesha nga një trajner si ai. Kur u transferova te Juventus isha shumë i ri dhe në skuadër kishte lojtarë të mëdhenj. Allegri dhe ata lojtarë më kanë ndihmuar shumë, ishin vite të bukura që i kam shijuar shumë. Allegri ka vlera dhe ka gjithnjë dëshirën për të fituar.
Goli i preferuar? Ka disa, por nëse më duhet të zgjedh them atë golin kundër Interit në sezonin 2019/2020. Por, nuk harroj edhe penalltinë në finalen e Botërorit me Argjentinën, ai është padyshim goli më i rëndësishëm”, u shpreh Dybala./ Super Sport
Top Channel