“Në kohën e lirë bëj çfarë të dua”, Hazard: Në verë e “flija” mendjen dhe e harroja fizikun

20/02/2024 11:03

Në një intervistë me ish-shokun e tij të skuadrës, John Obi Mikel, Eden Hazard zbuloi se nuk i respektonte rregullat në lidhje me regjimin ushqimor në momentin që përfundonte sezonin dhe largohej me pushime.

Hazard theksoi se gjatë verës i pëlqente të shijonte ushqimet dhe se nuk mendonte për të vrapuar e për të qëndruar në formë.

“Është e vërtetë se unë pas verës kthehesha jashtë forme në stërvitje. Çdo verë fitoja katër apo pesë kilogram sepse nuk mendoja për regjimin ushqimor. Isha munduar shumë përgjatë dhjetë muajve të sezonit dhe thjesht doja të shijoja kohën e lirë pa e “vrarë” mendjen. Unë jam i mendimit se në kohën e lirë, çdokush është i lirë të bëjë atë që dëshiron.

Mua më shijon shumë të shkoj në plazh me familjen, të luaj futboll me djemtë e mi. Por, askush nuk mund të më detyrojë që të vrapojë”, u shpreh Hazard. /Supersport

Top Channel