“Grabjani rrëzë kodrave”/ Diskutimi me nxënësit për librin që tregon vuajtjet në kohën e komunizmit

20/02/2024 20:01

Në 33-vjetorin e rënies së monumentit të diktatorit dhe nisjes së një epoke të re për Shqipërinë, pa dhunë, terror, persekutime dhe internime, Lekë Tasi diskutoi  me mësues dhe nxënës librin “Grabjani rrëzë kodrave”.

Aktiviteti është periodik i Klubit të Librit-“Mësojmë nga e kaluara”, një bashkëpunim i Autoritetit të Dosjeve me Qendrën e Librit.

“𝐆𝐫𝐚𝐛𝐣𝐚𝐧𝐢 𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞”, është një libër me tematike nga ngjarjet që i përkasin periudhës së erret diktatoriale, me mohimin e lirisë dhe shprehjes përshkruar me nota realiste në rrëfimin mbi internimin e familjes së autorit si dhe qindra e mijëra familje të tjera, mes viteve 1944-1991.

Me shkrimtarin Lekë Tasi, ish i përndjekur politik dhe të tjerë shkrimtarë që prekin ngjarje të patrajtuara të periudhës 1994-1991.

Autoriteti po punon që programi “Klubi i Librit”, “Mësojmë nga e kaluara” të shtrihet gjerësisht të mësuesit dhe nxënësit e arsimit parauniversitar .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA