Turisti amerikan pranon vrasjen e përdhunimin e 21 vjeçares, plagosjen e shoqes së saj në kështjellën në Gjermani (fotot)

19/02/2024 15:33

Troy Bohling ka pranuar sot në një gjykatë në Gjermani vrasjen e përdhunimit një turisteje 21 vjeçare, dhe shtyrjen në rrëpirë të shoqes së saj 22 vjeçare, e cila i mbijetoi dramës pranë Kështjellës së Hirushes.

31 vjeçari Troy Bohling, pranoi akuzat teksa u emërua sot për herë të parë prej ligjeve të privatësisë atje.

Sulmi i rëndë i 14 qershorit të vitit të shkuar ndodhi pranë Marienbruecke, në urë panoramike, pranë kështjellës që besohet se ka qenë frymëzimi për filma si “Bukuroshja e fjetur” apo dhe “Hirushja”.

Prokurorët thanë se i akuzuari ishte takuar rastësisht me dy turistet Eva Liu e Kelsey Chang, me moshë 21 e 22, të cilat i bindi të merrnin një shteg të shkurtër drejt kështjellës.

Dënimi pritet të jepet në mars.

Chang mrekullisht shpëtoi gjallë nga sulmi teksa besohet se është shpëtuar nga një pemë në rënien e saj.

Dy të rejat ishin diplomuar në shkenca e inxhinieri kompjuterike, konfirmonin fakultet në SHBA.

Viktima Eva Liu (majtas). e plagosur Kelsey Chang (djathtas)

“Universiteti i Illinois mban zi për vdekjen e pakuptimtë të zonjushës Liu dhe sulmin ndaj zonjës Chang.”

“Ato të dyja ishin diplomuar në maj dhe duhet të festonin arritjen e punës së tyre, pa frikën e një përfundimi kaq tragjik”, tha universiteti.

Chang, nga Bloomington, Illinois,  kishte shpëtuar nga vdekja duke u penguar nga një pemë e rrëzuar gjatë rënies, siç tregohet nga pamjet e shpëtimit të saj nga autoritetet.

Liu nuk e njihte sulmuesin e saj por i dyshuari ishte në të njëjtin ekskursion drejt kështjellës së famshme Neuschëanstein – e cila besohet se ka frymëzuar keshtjellën e Hirushes në filmin e  Disney me të njëjtin emër.

Të tre turistët amerikanë po qëndronin me grupin në hotelin ekonomik Seibel Hotel në qendër të Munihut, rreth 70 km lag kështjellës./DailyMail/

FOTO GALERI
1/4
I denuari (djathtas) me heret me te motren

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA