“Introspeksion”, ekspozita e pikturës në Galerinë e Artit në Tiranë

19/02/2024 15:20

Ekspozita “Introspeksion” në Galerinë e Artit të Tiranë paraqet një rrugëtim në kohë dhe periudha të ndryshme të krijimtarisë së piktorit Toni Milaqi.

Me shikimin nga e ardhmja, artisti, një qenie gjithmonë e më e angazhuar dhe e shqetësuar, e sjell këtë ekspozitë si një qëndresë përballë dhunës. Piktori Toni Milaqi jeton dhe zhvillon aktivitetin në Greqi, prej më shumë se tre dekadash dhe i duhet të kalonte kaq kohë që të sillte personalen e tij të parë në Shqipëri.

Këto piktura janë krijuar gjatë 5 viteve të fundit. Artisti ka thënë që shumë prej krijimeve të tij janë frymëzuar nga librat me animime.
Toni Milaqi, studioi për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas në Akademinë e Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve), për pikturë monumentale.

Me një karrierë 30-vjeçare, ai ka organizuar disa ekspozita personale nëpër botë, duke përfshirë “De la violence et d’autres demons” (2016) në Desmos Galerie, Paris; “The Sleep of Reason Produces Monsters” në Balkan Art Gallery, Xanthi (1999); Astrolavos Gallery, Piraeus (1996), dhe Dimokritos Gallery, Athinë.

Debutin e tij për publikun e gjerë artisti zgjodhi ta bëjë në programin Artkand në Top Channel me dy vepra, Ciklisti dhe Katër Karrigët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA