Burri ‘më i moshuar në botë’ feston 123 vjetorin, por nuk i japin rekordin botëror (fotot)

19/02/2024 16:50

Andrelino Vieira da Silva pretendon të jetë burri më i moshuar në botë me datëlindjen 3 shkurt 1901 dhe zotëron dokumente identifikimi për ta provuar.

Familjarët e tij thonë se është në gjendje “të mirë fizike” por nuk është interesuar ende për t’u njohur nga rekordet botërore edhe pse këtë muaj ia mbushi 123 vjeç.

Ai ka jetuar të dyja luftërat botërore, ka parë krijimin dhe shpërbërien e Bashkimit Sovjetik dhe vrasjen e John F Kennedy.

Andrelino është baba i shtatë fëmijëve, pesë prej të cilëve janë ende gjallë, ka 13 nipër e 16 stërnipër, shkruan rrjeti Mirror.

Braziliani raportohet se është kthyer në makthin e shërbimeve të pensionit edhe pse këto të fundit Andrelino thanë se ai nuk është “terror” për ta, madje e kishin nderuar me një dhuratë në ditëlindjen e 121.

Në festën e ditëlindjes, mbesa e tij, Anaina Lemes de Souza, tha për mediat vendase: “Ai është mirë me shëndet dhe ditëlindjet e tij janë një kënaqësi për ne”.

Anaina shton se babai saj është tashmë i njohur nga të gjithë për jetën e tij të gjatë dhe shpesh dashamirës kërkojnë të bëjnë foto me të.

Megjithëse Andrelino mendon se është personi më i moshuar në botë, rekordet botërore Guinness nuk e kanë verifikuar. Aktualisht ky titull mbahet nga spanjollja Maria Branyas Morera që mbushi 116 vjet vitin e shkuar.

FOTO GALERI
1/5
Andrelino është baba i shtatë fëmijëve, pesë prej të cilëve janë ende gjallë, ka 13 nipër e 16 stërnipër, shkruan rrjeti Mirror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA