Tik Tok është një media e re për të rinjtë e lindur pas viteve 2000 apo për pasionantët e rrjeteve sociale.
Nje ministre dhe një përdorues i këtyre rrjeteve nuk ka pse te performojë me stil e me pregatitje ne rrjete si nje influencer.
Ajo qe terheq vemendjen eshte rehatia e sportiviteti me te cilen e kalon dhe e pranon zv kryeministria kete realitet virtual komunikimi.
Ajo vijon lehtësisht të bëjë dy a tre prova duke ju përshtatur platformës TikTok pikërisht në stil jo zyrtar, sepse duket që kështu e bën më të vërtetë mesazhin e një takimi për energjinë dhe ndryshimet klimaterike në Dubai.
Duke e marrë me humor dhe si të gjithë njerezit e zakonshem që postojnë video në Tiktok, këtë herë ka preferuar ta postojë të plotë videon pa dashur të jetë perfekte siç ia përcakton kostumi zyrtar.
“Sot ka qenë një tjetër ditë e rëndësishme në Pop 28 që zhvillohet në Dubai prej një jave, ku liderë nga e gjithë bota, ministra që mbulojnë fushën e klimës dhe të energjisë janë takuar së bashkë për të marrë vendime të rëndësishme për mbrojtjen klimaterike të globit. Megjithatë duhet thënë që politikat energjetike të të gjitha vendeve do të luajnë një rol të rëndësishëm në dekada”, tha Balluku me sportivitet pas provës së tretë…
@belindaballuku 🫠#backstage ♬ original sound – BelindaBalluku
Top Channel