“E gëzofshi”, urimi i kryeministrit Talat Xhaferri: Ju përgëzoj për 16 vjetorin e krijimit të Republikës së Kosovës
17/02/2024 13:38
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri ka uruar Pavarësinë e Kosovës, në një video mesazh.
“Shfrytëzoj rastin që nga Mynihu të përuroj dhe të përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës, institucionet e Republikës, veteranët e luftës së lavdishme të UÇK, familjet e dëshmorëve, t’i përgëzoj për 16 vjetorin e Pavarësisë së krijimit të Republikës së Kosovës! Urime e gëzofshi”, u shpreh Xhaferri.
Sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica.
Top Channel