Sportistja kanadeze e arteve marciale vdes papritur dy javë para ndeshjes (fotot)

17/02/2024 17:59

Ashley Nichols, një sportiste e re e arteve marziale të përziera dhe luftëtare në stil Muay Tai ka vdekur papritur disa javë para ndeshjes së radhës, duke shokuar komunitetin e këtij sporti në vend.

Ajo ishte 28 vjeçe.

Si një nga përfaqësueset e pakta të kanadezëve indigjenë në sportet e luftimit, Nichols ishte një shembull për komunitetin e saj dhe ata të rinj nga grupet indigjene, që shpresojnë të hyjnë në botën e këtyre sporteve.

Para se të ndahej nga këta apo kishte marrë tre fitore në tre ndeshjet e fundit. Shkaku i vdekjes nuk është specifikuar ende për sportisten me shumë medalje të fituara.

Ashley Nichols ishte një nga sportistet e pakta që u bë dhe arbitre gjatë kohës që ishte gjithashtu luftëtare në kompeticione.

FOTO GALERI
2/3
Shkaku i vdekjes nuk është specifikuar ende për sportisten me shumë medalje të fituara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA