Osmani dhe Kurti, homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe monumenti i të pagjeturve
17/02/2024 08:57
Me rastin e festës së Pavarësisë, krerët e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë kryer homazhe në varrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Së bashku ata kanë çuar kurora me lule në shenjë nderimi ndaj babait pacifist të Pavarësisë së dardanëve, i cili kur Kosova ishte e pafuqishme gjatë luftës, loboi fortë për të fituar mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës për të marrë lirinë.
Me rastin e ditës së Pavarësisë, Osmani dhe Kurti, të shoqëruar edhe nga kryetari i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe tek monumenti i të pagjeturve, duke i nderuar ata për sakrificën.
Nga ana tjetër, në oborrin e Qeverisë është ngritur flamuri i Republikës së Kosovës.
Top Channel