Liderët e vendeve të Afrikës merrnin pjesë sot në samitin dy-ditor në Addis Ababa teksa kontinenti përballet me kriza të ndryshme si konflikte grushte shteti apo tensione rajonale, shkruan rrjeti AFP.
Blloku prej 55-vendesh është kritikuar për mosveprim ndaj konflikteve dhe grushteve të teksa samiti pritet të hapë diskutimet për gjetjen e zgjidhjeve, siç janë tensionet e fundit mes fqinjëve Etiopi e Somali.
Dy vendet e bririt të Afrikës kundërshtojnë një pakt detar mes tyre ndërsa sot në samit raportohet se sigurua kishte tentuar të ndalojnë hyrjen e presidentit somalez Hassan Sheikh Mohamud.
Rrjedhimisht Mahamat përmendi ‘një seri vështirësish’ në fjalën e tij në samit duke shtuar se liderët afrikanë duhet të bënin më shumë.
Mogadishu akuzonte Addis Ababa për sjellje provokuese në lidhje me incidentin e sigurisë në samit dhe kërkoi hetime.
Mohamud tha se ishte ndaluar të hynte në samit nga siguria etiopiane, teksa ishte me presidentin e Xhibutit, Ismail Omar Guelleh.
“Një ushtar me armë na ndaloi të hynim në impjant”, tha ai, por zyrtarët etiopianë insistonin se Mohamud ishte pritur me ngrohtësi dhe se delegacioni i Somalisë u ndaluar kur kishin tentuar të hynin të armatosur.
Mogadishu ndërkohë akuzon Addis Ababa për shkelje të një pakti detar me Somaliland, vendi që shpalli pavarësinë në 1991 që nuk është i njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Sipas një memorandumi, Somaliland ka pranuar të japë me konçesion 20 kilometra të brigjeve të saj për 50 vjet Etiopisë, e cila nuk ka dalje në det.
Mes diskutimeve u përmendën gjithashtu konflikti i brendshëm në Sudan dhe në republikën demokratike të Kongos.
Top Channel