Kostum për UEFA, atlete për ecje te Liqeni, Ermal Mamaqi kap mat Dukën në Monako, Presidenti “justifikohet” me humor
Shqipëria vijon të regjistrojë rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare me sportin e mundjes, teksa suksesi më i fundit ka ardhur nga Kampionati Europian që po mbahet në Bukuresht.
Islam Dudaev ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmjen e djeshme, duke koleksionuar katër fitore të njëpasnjëshme, për t’u kualifikuar në finalen e peshave 65 kg në të mundjes stil i lirë, në europianin që po zhvillohet në Rumani. Mundësi rus, me pasaportë shqiptare, u tregua fantastik në të gjitha duelet e tij.
Dudaev e vijoi serinë e ndeshjeve të shkëlqyere edhe në katërshe, teksa kaloi me sukses me rezultatin 3-1 azerin Ali Rahimzada, duke prerë biletën që të çon në finalen e madhe, aty ku sot rreth orës 17:30 do të matë forcat me rusin Gadzhimurad Rashidov.
Dudaev tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendit, por kampioni kuqezi do të japë gjithçka për të bërë të tijën të artën. Kujtojmë që edhe dy vite më parë në Europianin e zhvilluar në Budapest, Islam Dudaev i ka dhuruar Shqipërisë medalje bronzi.
Top Channel