Foto ilustruese

Një konflikt mes dy personave në Tiranë, agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit këtë pasdite.

Dy fqinj u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin pranë Rrugës së Elbasanit. Amarildo Kamberi dyshohet se plagosi me armë në këmbë 47-vjeçarin Xhevahir Kalaveri.

Shkak i konfliktit dyshohet çështje pronësie. I plagosuri u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po kërkohet autori i dyshuar, që u largua nga vendngjarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA