Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Kosova po bën hapa të duhur në rrugën saj drejt të ardhmes evropiane.
Një Republikë të mirëfilltë parlamentare me drejtësi dhe barazi për qytetarët, tha Kurti, ndërsa nënvijëzoi rolin e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtar të Kosovës për konsolidimin e shtetësisë së saj.
“Ne i mbijetuam gjenocidit të fundit të shekullit 20, pas luftës shkatërruese të viteve 1998-1999 ne i rindërtuam shtëpitë tona. Me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar ndërtuam shtëpinë e përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare të mirëfilltë me drejtësi dhe barazi për qytetarët e saj, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të gjitha pakicave, drejtësinë sociale dhe solidaritetin e ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror”, tha Kurti.
Para kabinetit qeveritar, Kurti tha se Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie. Krahas kësaj, ai theksoi se Kosova po shënon progres ekonomik dhe shoqëror.
Top Channel