Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet 21/12 20:06
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar për herë të parë për vdekjen e liderit opozitar rus Navalny.
Ajo reagoi duke hedhur poshtë akuzat se vdekja e Navanlyt është e dyshimtë.
Në një deklaratë të postuar në rrjetin Telegram, Zakharova tha se rezultatet mjekoligjore për vdekjen e Navalny nuk kanë dalë ende, por se Perëndimi kishte arritur tashmë në përfundimet e veta.
Shërbimi burgjeve ruse tha se udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets. Navalny është armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ka ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka organizuar protesta të mëdha kundër Kremlinit.
Top Channel