Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj saj dhe deputetes Elda Hoti.
Vokshi thekson se Rama, përveçse “urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.”
“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij… Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…“-shkruan Vokshi.
Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kërkesës së Partisë Socialiste, lidhur me incidentin e shkaktuar dje në Kuvend.
Top Channel