Rrëzohet në palestrën e shkollës, gjatë mësimit, përfundon në spital 10-vjeçari

16/02/2024 11:23
Foto ilustruese

Një 10-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar në palestrën e shkollës gjatë orës mësimore të edukimit fizik.

Pas marrjes së mjekimit në spital, 10-vjeçari u largua në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Mesditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është paraqitur për të marrë asistencë mjekësore, një 10-vjeçar, i cili nga veprimet hetimore rezultoi se ishte rrëzuar aksidentalisht në palestrën e shkollës, gjatë orës mësimore të edukimit fizik. Pas marrjes së mjekimit, 10-vjeçari u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA