Në një postim në X ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné tha se Alexei Navalny “pagoi me jetën e tij” për “rezistencën e tij ndaj shtypjes ruse”.
“Vdekja e tij në një koloni penale na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putin,” shton ai.
Shërbimi burgjeve ruse tha se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe më pas ndërroi jetë.
Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë zotin Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.
Top Channel