Një automjet humbi kontrollin pasditen e djeshme në Pogradec, ku për pasojë mbeti i plagosur shoferi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Policia njofton sot se ka arrestuar, M. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec, pasi rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Bratomirë, ku duke drejtuar automjetin tip “Benz”, 41-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit S. M., 35 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në fshatin Alarup, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel