Vizita në Tiranë, Ambasada e SHBA: Blinken takim me Begajn, Ramën dhe drejtues të sistemit të drejtësisë
15/02/2024 12:23
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet edhe me drejtues të sistemit të drejtësisë gjatë vizitës së tij 8 orëshe në Tiranë.
“Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken!
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës.
Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike”, shkruan ambasada.
Top Channel