Vizita e Blinken në Tiranë, Paloka tregon bisedën me Bashën kur u shpall Berisha ‘non grata’: Pasi e kapën për veshi na tha se…

15/02/2024 17:35

Deputeti i PD Edi Paloka, ka treguar në një postim në Facebook, bisedën me Lulzim Bashën, në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata. 

“Jam kurioz të dij se çfarë mendojnë ata “opozitarët” e L.B , ata “euroatllantiket” për vlerësimet që Sekretari i ka bërë Ramës ???
Kur Blinken firmosi “non grata”-n e Berishës, i thashë L.B se ky ishte një akt kundër PD , për të mbështetur Ramen. Në atë moment L.B ishte dakord me këtë të vërtetë, por në shtator, pasi e kapën për veshi, ndërmori aktin e përjashtimit të Berishës pa pyetur asnjë prej nesh. Justifikimi i tij, pas reagimit tim se me atë akt po shkatërronte PD, ishte se pas largimit të Berishës, “ata” do godisnin Ramën…!!! I bëra të qartë që në rastin më të mirë ky ishte naivitet dhe logjikë absurde. Goditja e Berishës bëhej pikërisht për të kundërtën, pra për të mbrojtur e fuqizuar Ramën.
Por L.B vazhdoi edhe për ca vite të tjera të mashtronte ata që e ndiqnin se shumë shpejtë “ata” do largonin Ramën e do i dhuronin pushtetin L.B!
Prandaj jam kurioz sot të dij, jo çfarë mendon L.B , se ai ka qenë i qartë që kur e morën peng, po ata që i shkojnë pas duke përdorur të njëjtat justifikime. Çfare mendojnë sot për njeriun e Sorosit që firmosi për të shpallur “non grata” Berishën dhe quan “udhëheqës e kryeministër të shkëlqyer” Ramën? Përderisa ata pranojnë si të mirëqena çdo gjë që thotë Blinken, atëherë i bie që si “opozitarë të vërtetë” të pranojnë dhe vlerësimet për Ramën…”, ka shkruar Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA