Vizita e Blinken, grupi i PD vendos “armëpushim”: Të përjashtuarit nuk do të shkojnë në seancë, shmanget përplasja me Gardën
15/02/2024 09:45
Deputetët e përjashtuar nuk do të shkojnë në seancë, sipas burimeve nga mbledhja e grupit parlamentar.
Deputetët e përjashtuar janë Paloka, Noka, Bardhi, Salianji, Dogjani, Nallbati dhe Petrit Doda.
Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Elda Menga se në mbledhjen e grupit parlamentar, ashtu si edhe në mbledhjen e para pak ditëve kur u zyrtarizua bashkimi, mungonte ish-nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku.
Ndonëse herën e parë Tabaku deklaroi se mungonte për arsye shëndetësore, sot ajo nuk ka dhënë një arsye.
Ndërkohë, bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme janë bashkuar edhe Ferdinand Xhafarraj dhe Emilia Koliqi, të cilët mungonin në` mbledhjen e kaluar.
Top Channel