Gjykata e Tiranës mban sot seancën për njohjen me masën e sigurisë Altin Çokun, i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes së 27 vjeçares pak ditë më parë në Kamëz.

Në seancën e drejtuar nga gjyqtarja Ardiana Bera, Çoku ka deklaruar se: “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët.”

27-vjeçarja në Kamëz të Tiranës, i dha fund jetës më 12 shkurt 2024, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe dhe punonte te shtëpia e tij si sanitare.

Një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se ishte mamaja që e njohu Sibelën me Altin Çokun, pasi ky i fundit kërkonte pastruese.

Motra ime, mamaja e Sibelës, e ka njohur këtu në lagje, i ka thënë Altini që njeh njeri për pastruese se më duhet një person për të pastruar shtëpinë, sepse e kam nusen shumë sëmurë, dy ditë, ajo nuk shkoi sepse i tha kur të kem nevojë do të të telefonoj unë. Këtë foto e kam parë në rrjete sociale, nuk është Sibela ajo foto, Sibela ime është 50 kile njeri. Ajo foto që ka hedhur është me flokë të zeza dhe e shëndoshë, mbesa është me flokë të kuqe dhe e dobët. Nuk janë të vërteta, ato që ka thënë Altini, ka qenë shumë e qetë, e rregullt. Telefonin e ka policia të Sibelës, një telefon, nuk ka kamera sigurie”, tha tezja e të ndjerës.

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Çokun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA