Parlamenti i Greqisë ka miratuar legalizimin e martesës civile të personave të të njëjtit seks pas një debati 36 orësh të ligjvënësve, në një moment kur opinioni publik është shfaqur i dyzuar.

Greqia bëhet kështu vendi i parë ortodoks që lejon martesat e homoseksualëve.  Nga 300 deputetë kanë votuar 254, 176 pro, 76 kundër dhe 2 kanë abstenuar.

“Sot është një ditë gëzimi sepse nga nesër hiqet një tjetër barrierë mes nesh për të krijuar një urë bashkëjetese në një shtet të lirë me qytetarë të lirë. Është diçka që parashikon kushtetuta jonë, është diçka që kërkon sistemi ynë i qeverisjes, në mënyrë që njerëzit që deri më tani kanë qenë të padukshëm, më në fund të bëhen të dukshëm rreth nesh. Dhe me ta shumë fëmijë (do) të gjejnë më në fund vendin e tyre të merituar pranë gjithë të tjerëve”- tha Mitsotakis.

Projektligji historik i hartuar nga qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është miratuar pasi është mbështetur nga katër parti të krahut të majtë, përfshirë opozitën kryesore Syriza. 107 deputetë të shumicës parlamentare të Demokracisës së Re votuan pro, 20 kundër , 31 nuk kanë votuar ,mes tyre 4 ministra të kabinetit. Por gjithashtu nuk kanë votuar 11 deputetë nga partia socialiste PASOK,1 nga Syriza dhe 2 deputetë muslimanë nga partia e Majta e Re. Tre partitë  e vogla opozitare të ekstremit të djathtë si dhe Partia Komuniste kanë vouar kundër.

Ne do ta mbështesim sepse ky projektligj e çon përpara shoqërinë, është pjesë e propozimit që ne kemi paraqitur në parlament në vitin 2022”- tha Sokratis Famellos, deputet i Syrizës.

Projektligji në fjalë përveç legalizimit të martesave , u jep të drejta të plota prindërore partnerëve të të njëjtit seks ndaj fëmijëve të tyre. Por ai përjashton çiftet homoseksuale të bëhen prindër  përmes nënave surrogate.

Greqia ka aprovuar me ligj bashkëjetesën e personave të të njëjti seks prej vitit 2015, por jo të drejtën e martesës dhe atë të kujdestarisë ligjore si nga prindi biologjik ashtu edhe nga partneri.

Kundërshtimi kryesor ndaj projektligjit të ri ka ardhur nga Kisha Greke, e cila ka protestuar fuqishëm si  për martesën e homoseksualëve ashtu edhe për birësimin e fëmijëve prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA