Rreth orë 11:00 pritet të preki tokën shqiptare avioni special i Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin udhëton drejt Shqipërisë sekretary Antony Blinken.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu i cili po mbulon këtë vizitë sjell detaje nga ceremonia e pritjes.

DASH ka kërkuar që ceremonia e pritjes të jetë sa më minimale.

Do të jetë ministri punëve të jashtme Igli Hasani ai i cili do ti urojë mirëseardhjen.

Do të jenë edhe amabsadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë DAVID ËISNER.

Në tapetin e kuq do të jenë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikan që shërbejnë në ambasadën Amerikane në Tiranë.

Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe në Tiranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA