“Diktatori ynë po rrotullohet në varr”, Rama i uron mirëseardhjen Blinken: Shtëpia e shqiptarit i përket mikut

15/02/2024 21:24

Në nisje të fjalimit në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Gjatë takimit që u zhvillua me të rinjtë te Piramida, Rama tha se diktatori për të cilin është ngritur ajo ndërtesë, sot po rrotullohet në varr.

“Unë do të filloj me të nderuarin zotin Sekretar, I nderuar Tony, Unë kam lajme për ju sot. Diktatori, ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua dhe për të cilën u dedikua si tempull i përjetshëm, po rrotullohet në varrin e vet sot.
Ai na rriti me urrejtjen për t’ju luftuar, ai na mësoi t’ju urrenim ju, po sot ne ju mirëpresim.
Ky tempull sot i zgjeron horizontet e rinisë sonë. Shumë nga pronarët e kësaj piramide do të donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit Shtetëror nuk i lejoi. Këta sot janë pa fuqi në vendin tonë. Ata e dinë që ju nuk keni synime të këqija dhe çelësat e mbretërisë sonë janë në duar të sigurta me ju.
Në emër të të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen dhe ashtu siç u nënshkruan në ligjin tonë të parë, 500 vite më parë, “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta me ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë.
Mirë se vini në Shqipëri miku ynë dhe ju lutem, kini parasysh se ne mund të mos jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera që vizitoni ju, mund të mos jemi dhe aq të pasur, por ne jemi në vend të parë përsa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjerë.
Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni në mesin tonë sot dhe së fundmi, ju falenderoj që sollët me ju dikë që ka lënë një shpresë në mendjen e shqiptarëve dhe shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”-
tha Rama në fjalën e tij. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA