
Në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, Rama dha një mesazh të qartë, se në Shqipëri ‘ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë’.
Rama tha para sekretarit Amerikan të Shtetit se në vend ka rënë miti i të pushtetshmit, por i vetëdijshëm se ka ende për të bërë.
“Ja ku jemi sot, monumenti i pandëshkueshmërisë dhe miti i të pushtetshmit është rrëzuar. Kemi shumë punë për të bërë, kemi folur për sfidat, për përballimin e fenomenit të korrupsionit që duhet parë në lupën e procesit të integrimit“-tha Rama.
Kryeministri tha se me ndihmën e SHBA-ve, Shqipëria ndryshoi një faqe të historisë.
Nëse sot ka një arsye të rëndësishme për të qenë më të bindur se asnjëherë tjetër për vlerën e kësaj miqësie, kjo arsye është angazhimi i partnerëve tanë strategjik në ndihmë për të ndryshuar një faqe të historisë së Shqipërisë që dukej e palëvizshme për gjithë brezin”-tha kryeministri Edi Rama.
Top Channel