Senati i jep dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri me 93 vota pro dhe 61 kundër.

Sipas medias italiane, Masa, e mbrojtur nga ekzekutivi, ishte në lexim të dytë dhe nuk u modifikua gjatë kalimit të saj në Palazzo Madama.

Protokolli, i mbështetur fuqishëm nga kryeministri Giorgia Meloni, si një nga pjesët e politikës së qeverisë së djathtë për emigrantët, parashikon krijimin e një kampi në portin e Shëngjinit dhe një CPR në brendësi pranë Gjaderit.

Në të dy strukturat, me një kapacitet total prej 3 mijë emigrantësh, do të srehoen të huajt e shpëtuar në operacionet e shpëtimit në ujërat jashtë BE-së dhe do të kryhet kontrolli i parë, sipas asaj që u raportua nga ekzekutivi gjatë punës për masën në det të hapur.

Teksti u kundërshtua ashpër nga opozita, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, “një iluzion”, i cili rrezikon të cenojë të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA