Për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes të Sibela Abedinit, Gjykata e Tiranës vendosi në arrest me burg Altin Çokun, 39 vjeç.

I dyshuari ka mohuar se është ai personi që ka publikuar fotografinë intime me 27 vjecaren dhe për këtë shkak ai tha se arrestimi është i paligjshëm. Çoku i tha gjykatës se i kishte kërkuar të resë që të bënte denoncim, një version që kundërshtohet nga prokuroria e cila ka bindjen se i dyshuari përmes shpërndarjes së fotografisë i krijoi gjendje të rënduar emocionale dhe psikike viktimës.

39 vjeçari deklaroi se është përdorues TikTok-u si te të gjithë dhe fotografinë e ka publikuar një person me inicialet A.H nga Fushë-Miloti. Me herët në një video në Tik Tok, Çoku kishte sqaruar se ky person i kishte  hapur telefonin dhe marrë prej aty foton intime me 27 vjeçaren, duke e shpërndarë më pas ne rrjetin social.

Prokuroria ka si prova telefonat e 39-vjeçarit, ku konfirmohet se ai është personi që ka bërë shpërndarjen e fotografisë, si dhe lutjet e viktimës qe ta hiqte fotografinë. Gjykata është bindur nga akuza duke lënë në qeli deri ne fund të hetimeve personazhin e njohur të Tik Tok-ut. Sibela Abedini i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë 2 vjeçare. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte kthyer të prindërit e saj në Kamëz.

Altin Çoku është personazh i njohur për drejtësinë pasi në 2014 akuzohej për gjobvënie ndaj një mjeku në Kurbin. Nën kërcënimet me telefon dhe letra, mjeku ishte detyruar që  në kohë të ndryshme ti jepte katër mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA