Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00.
Sipas rendit të ditës, sot pritet të miratohet ligji për bastet sportive, ndërsa Partia Demokratike ka thirrur një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama. Para seancës, grupi parlamentar i PD-së pritet të zhvillojë rreth orës 09:00 mbledhje në seli.
Rendi i ditës:
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 5 shkurt – 23 shkurt 2024,
URDHËROJ:
- Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 15.2.2024, ora 10:00.
- Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.2.2024.
- Njoftime.
- Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
- Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar.
- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”.
- Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Top Channel