DOSJA/ “A qishtu burri je ti që qet gratë në telefon…i them Llesh Nocit të pushon nga puna”, zbulohen kërcënimet e Altin Çokut për doktorin: Po fole me njeri…

15/02/2024 11:34

Altin Çoku, i cili akuzohet për shkaktim vetëvrasje të 27 vjeçares Isabela Abedini, pak ditë më parë, rezulton një person i dënuar më herët nga gjykatat shqiptare.

Ai u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg në vitin 2015 pas kërcënimeve që i bënte doktorit G.S. ku e kërcënonte me jetë nëse nuk i jepte lekë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbardhen edhe mesazhet që Çoku i dërgonte doktorit.

Pjesë nga dosja: 

Sipas aktit,procesverbal për këqyrjen e provave materiale, datë 16.09.2014, ora 12:00 të Prokurorisë pranë Gjykatë s së Shkallës së Parë Kurbin rezulton se, u bë këqyrja e telefonit të markës Nokia E63 , në pronësi te G.S. Gjatë këqyrjes në rubrikën mesazh rezultuan mesazhet kërcënuese të dërguara nga shtetasi Altin Çoku, si më poshtë:

”A qishtu burri je ti që qet gratë në tel po ma q* nane ta kem ta dish kush asht se nuk ja le aj pe me sha mu nesër ka nja 2 fjal drejtori me ty se nuk ke me pa qat zyr me sy ma”. “Po për kryet të vajzës deri ne 2 bane si gjete ma q* nanën mos hik pa i gjet kaq di me than”.

“Per ni paq than kuj gzim sak ma q* dhe qat moter qe kam ne vorr okej jo se mbje men por nuk du ta dije se ku i gjeta leket mos shko kun pa i gjet lekt ndaq ndryshe kena fjale te tjera per 1 or me bej telefon”.

“Unë jam ke shpija me bej sms a te vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”.

“Jam tut e than gjej ku te dush okej ndaq me punu qaty ore flasim ndryshe se direkt i them Llesh Nocit e te pushoj dhe do te them deri nesër ne 2 pres jam me avokatin tu pi kafe duhen 1 mije euro për ty 1 euro për mu ba qa te dush kur tgjesh me merr ne telefon”.  “Jam ke gjykata flasim ma vone”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA