Deshifrohet papirusi i djegur para 2.000 vjetësh në shpërthimin e Vezuvit! Shkencëtarët përdorin Inteligjencën Artificiale

15/02/2024 13:09

Të kthehesh pas në kohë duke parë drejt së ardhmes: këtë bënë një grup shkencëtarësh të cilët arritën që përmes inteligjencës artificiale të deshifronin tekstin e një papirus të djegur 2000 vjet më parë.

Më shumë se një mijë pergamenë u varrosën dhe u mbuluan nga mbetjet vullkanike kur mali i Vezuvit shpërtheu asokohe duke shkatërruar qytetin e Pompeit. Ato ishin në një bibliotekë në një vilë romake në qytetin antik të Erkolanos dhe u zbuluan në vitet 1800 nga një fermer vendas.

Shumë hulumtues kanë tentuar që prej atëherë të “zbërthenin” tekstet në papiruset e lashtë, por pa sukses: kjo për shkak se dokumentet ishin në pjesën e tyre më të madhe, të shkatërruara pasi kishin qëndruar për shekuj me radhë nën tokë, të karbonizuar dhe të brishtë. Por Youssef Nader, Luke Farritor dhe Julian Schilliger -arritën ta fitojnë këtë sfidë duke arritur të lexojnë katër paragafë pa i hapur asnjëherë papiruset e mbledhura.

Ata përdorën “machine learning”, një formë të inteligjencës artificiale, për të lexuar tekstin e lashtë grek. Qëllimi ishte deshifrimi i katër paragrafëve të tekstit, secili prej të paktën 140 karakteresh, me të paktën 85% të karaktereve “të rikuperueshme”, ose të lexueshme. Për kontributin e dhënë në komunitetin e pergamenëve të Vezuvit, ata tani do të ndajnë mes tyre çmimin e madh prej 650,000€.

Në tekstet flitej për rëndësinë e të jetuarit mirë përmes kënaqësive të bukurisë, muzikës dhe ushqimit. Studiuesit thonë, se kjo dhe zbulimet e ardhshme në tekste do t’u japin atyre një “dritare të rrallë në botën klasike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA