Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, Rakipllari në “Top Story”: Nuk mjafton të jesh vetëm euroatlantik, por dhe i rëndësishëm

15/02/2024 21:55

Drejtori i Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari, deklaroi se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit ndahet në tre çështje.

Ai tha se është hera e parë që një Sekretar Shteti takohet me krerët e drejtësisë së Shqipërisë, gjë që tregon mbështetjen e reformës së drejtësisë.

Për sa i përket refuzimit që Blinken bëri për të takuar opozitën, Rakipllari tha se njërën palë të opozitës nuk e konsideron të rëndësishme, ndërsa në anën tjetër qëndron Berisha që përjashtohet për shkak se është non grata nga SHBA-ja.

“Për mua përmblidhen në tre çështje e para ishte rëndësia që ai i jep Shqipërisë në kontekstin rajonal dhe luftës në Ukrainë, përmendi edhe rrezikun rus në Shqipëri, ishte edhe mbështetja personale që i dha, besoj që është në këtë kuadër për mua është takimi i paprecedentë që takon krerët e drejtësisë në vend, ky është një mesazh për të gjithë, më parë nuk e kam parë që një Sekretar të takojë kryetarin e SPAK dhe drejtuesin e Gjykatë Kushtuese, ishte simboli dhe me mesazh që SHBA mbështet reformën në drejtësi dhe nëpërmjet saj duan t’i japin logjikë tjetër sistemit të drejtësisë. E treta ishte përjashtimi i takimit të opozitës. Nuk mjafton që të jesh vetëm euroatlantik por dhe i rëndësishëm që të të takojë. Ai palën tjetër nuk e konsideron të rëndësishme sepse Berisha veçohet për shkak se është shpallur non grata. Ne mund ta gjykojmë sa të duam, por SHBA-ja ka edhe interesat e saj”, tha Rakipllari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA