Të tjera detaje dalin nga dosja me dëshmitë e dhëna 9 vite më parë, ku Altin Çoku kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. duke i kërkuar para.
Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit , ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara.
Në mesazhet kërcënuese, Altini i drejtohej mjekut se nëse nuk do t’i jepte para, do të kontaktonte me drejtorin e spitalit, që të pushohej nga puna.
Llesh Ndoci i cili, ka qenë drejtor spitali në vitin 2014, ka deklaruar asokohe se i ka shkuar në zyrë mjeku neuro-psikiatri G.S. dhe i ka thënë se e shqetësonte Altin Çoku. Ai deklaron se e ka thirrur Altinin dhe e ka ballafaquar, pasi Altini kishte pretendime se doktori nuk i shërbente me ilaçe dhe receta.
“Procesverbal “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale”, datë 27.11.2014 i shtetasit Llesh Ndoci i cili, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, ka vlerën e dëshmisë së dhënë para gjykatës, nga i cili rezulton se ka deklaruar:…… “Gjatë kohës që unë kam qenë drejtor spitali, në periudhën Maj-Qershor 2014, më ka ardhur në zyrë neuro-psikiatri G.S dhe më ka thënë se e shqetësonte një njeri. Me vështirësi më ka treguar se personi që e shqetësonte ishte shtetasi Altin Çoku. Mesa duket e shqetësonte për disa receta dhe ilaçe…..Unë e kam thirrur Altin Çokun dhe i kam ballafaquar. Altini pretendonte se G. nuk i shërbente me ilaçe dhe receta. Doktor G. nuk më tha se i bëhej presion për ndonjë arsye tjetër. I thashë këtij të fundit se për çdo problem që do të kishte do të vinte të më informonte. Pas këtij rasti mua nuk më ka paraqitur asnjë problem……. më vonë nga njerëz të ndryshëm kam marrë vesh se Altini i ka marr lekë doktor G.S”-thuhet në dosje.
Top Channel