U operua për kancerin e prostatës! Sekretari amerikan i Mbrojtjes del nga spitali

14/02/2024 08:59

Sekretari amerikan Mbrojtjes, Lloyd Austin doli të martën nga spitali ndërsa të mërkurën do të marrë pjesë virtualisht në një takim mbi Ukrainën, njoftoi Pentagoni, ndërsa ai po përballet me vështirësi pas një operacioni për kancerin e prostatës.

Në dhjetor zoti Austin iu nënshtrua një operacioni për kancerin e prostatës në Qendrën spitalore Ushtarake Kombëtare Walter Reed.

Ai nxiti debate muajin e kaluar pasi nuk e njoftoi Shtëpinë e Bardhë për operacionin dhe e mbajti të fshehtë edhe shtrimin në spital në janar për shkak të komplikimeve pas operacionit. Edhe Presidenti Joe Biden nuk u vu në dijeni për ditë të tëra që zoti Austin ishte në spital.

Pas një konference për shtypin javën e kaluar mbi përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore, zoti Austin u kthye Qendrën spitalore Ushtarake Kombëtare Walter Reed të dielën pas një problemi të fshikëzës dhe u vendos nën kujdes intensiv.

“Sekretari ende synon të marrë pjesë në takimin e nesërm të Grupit të Kontaktit Për Mbrojtjen e Ukrainës. Kjo përfshin edhe mbajtjen e fjalës hyrëse”- tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, raporton VOA.

Si Ukraina, ashtu edhe NATO po kthehen në çështje të nxehta politike përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA