Shqipëria është në epidemi gripi.

Ka pësuar një kthesë kurba e infeksione respiratorë në vendin tonë, çka tregon shtim të rasteve dhe përhapje më të gjerë pothuajse në të gjitha qytete e vendit.

Aktualisht raportohen 17 738 raste të infektuara në javë, në Institutin e Shëndetin Publik.

Sikundër vihet re në grafi me ngjyrë të kuqe tregohet ngjitja e kurbës dhe rritja e rasteve.

Nga 16 mijë e 130 raste që u raportuan javën paraardhëse janë shënuar 1608 raste më shumë javën e kaluar, por kjo shifër është edhe më ë lartë  pasi shumë qytetarë as nuk shkojnë tek mjeku dhe as nuk përfshihen në shifrat e raportuara.

Dhe nëse do të krahasohej edhe më një vit më parë duket se virusi i gripit Ah1 N1, Ah2N3, Fruthi, virusi gojë këmbë, ai respirator sinsicial e shumë viroza të tjera, e kanë rënduar situatën pothuajse për të gjitha grup moshat.

Në këtë grafik kurba në të kuqe tregon situatën aktule, ndërsa kurba në ngjyrë blu i përket vitit të kaluar, por në të njëjtën periudhë. Nga Institutit i Shëndetit Publik raportohet se kemi shtim edhe të rasteve të fëmijëve të infektuar me fruth. Aktualisht janë 22 fëmijë nga 18 që ishin dhe gjysma e tyre janë në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA