Shpërthen gazjsellësi madhor në Iran, zyrtarët e quajnë ‘akt sabotazhi’ (fotot)

14/02/2024 17:17

Shpërthime masive kanë goditur sot herët një linjë të gazit natyror në Iran, për të cilën autoritetet dënonin “veprimin terrorist të sabotazhit”.

Rajoni është në tensione të larta teksa Izraeli po godet Rripin e Gazës dhe militantët e Hamas ndërsa konflikt ka gjithashtu në Jemen.

Detajet e shpërthimit ishin të pakta por mediat thonin se gazsjellësi kalonte nga provinca perëndimore iraniane Chaharmahal drejt qyteteve veriore në detin Kaspik.

Gazsjellësi 1,270-kilometra i gjatë nis në Asaluyeh, qendër e fushave detare të gazit të kompanisë vendase South Pars.

Saeed Aghli, drejtues i rrjetit të gazit në Iran dhe se një akt “terrorist sabotazhi” kishte shkaktuar disa shpërthime në disa pjesë të linjës.

Në rajon nuk ka grupe të njohura militantësh dhe Aghli nuk përmendi të dyshuar për shpërthimet.

Ministri iranaian i naftës Javad Owji, e krahasonte shpërthimin me sulmet e mistershme pa autor ndaj gazsjellësave në vitin 2011. Të dielën Teherani shënoi 45 vjetorin e revolucionit Islamik që solli në pushtet qeverinë aktuale.

“Qëllimi i armiqve është ndërprerja e furnizimit me gaz në provincat e vendit por kjo nuk ndodhi, përveç disa zonave që ishin pranë linjave të transmetimit”.

Në të kaluarën separatistë në jugperëndim të Iranit kanë kryer sulme sabotazhi, ashtu si dhe Izraeli që ka kryer atentate kryesisht ndaj impianteve ushtarake e bërthamore.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA