Profili i Altin Çokut që shtyu të renë drejt vetëvrasjes/ 27-vjeçarja i lutej që t’i fshinte fotot, historia e shkuar kriminale me kërcënime

14/02/2024 19:30

Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për Altin Çokun, i cili dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes një 27 vjeçare pasi i publikoi fotografi intime.

Duke u bazuar në disa mesazhe të viktimës që i lutet të fshijë fotografinë dhe pasi ka administruar dëshminë e 39-vjeçarit që justifikohet se foton e shpërndau shoku i tij nga Fushë Miloti, akuza e konsideron Çokun si personin që rëndoi gjendjen emocionale të të resë e cila u vet hodh nga kati i katërt.

Gjykata ka vendosur ta mbajë seancën të enjten, ndërkohë që prokuroria deklaroi për TCH se nga këqyrjet në sistem konstatoi se Altin Çoku rezulton me precedent të mëparshëm kriminalë dhe i dënuar nga gjykata. Në vendimin që TCH disponon, ai rezultoi i hetuar nga prokuroria e Krimeve të rënda dhe i shpallur fajtor për gjobë vënien ndaj mjekut psikiatër që shërbente në spitalin e Laçit. Kanosjet ndaj mjekut nisën në 2014 dhe sipas denoncimit të tij, ai u detyrua ti japë gati 4 mijë euro.

Kërkesat ndaj doktorit u paraqitën deklaronte në atë kohë prokurorja e çështjes Dolorez Musabelliu përmes telefonit, dhe me letra. Në një rast 39 vjeçari i shkroi viktimës se nëse nuk i paguante paguante një mijë euro do vriste cilindo që do i dilte përpara.

Mbasi u mor i pandehur për shtrëngim me anë të kanosjes Çoku ju nënshtrua me urdhër të gjykatës ekspertimit psikiatriko ligjor. Instituti i mjekësisë konstatoi se ai nuk kishte çrregullime të mendimit dhe gjykimit, dhe se prezantonte tipare të personalitetit narcistik.

Në kushtet aktuale deklaruan mjekët, i akuzuari nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore pasi sjellja dhe gjykimi i tij janë tipare të personalitetit dhe prezantojnë një model mbi të cilin funksionon prej adoleshencës dhe rinisë së hershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA