Plas sherri në studio! Zeka-Murrizit: Të kishte Rama SPAK-un në dorë, të kishte arrestuar ty të parin! Ish-deputeti: Nuk më plas për asnjë

14/02/2024 17:52

Ish-deputeti Myslym Murrizi dhe gazetari Milaim Zeka, u përplasën në studion e “Top Talk” gjatë analizës së agjendës së Sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë.

Zeka e cilësoi si herën e parë që një Sekretar shteti amerikan do të takojë një kryeprokuror të drejtësisë, në këtë rast Altin Dumanin, kreun e SPAK. Sipas Murrizit Blinken nuk ka pse ta takojë Dumanin, pasi sipas tij mund të takonte ministrin e Drejtësisë.

Një ndërhyrje e Zekës, i cili tha se SPAK nuk është në dorën e kryeministrit Edi Rama, sepse nëse do të ishte Murrizi do të ishte në pranga, “ndezi gjakrat” me këtë të fundit, i cili tha nuk kanë asnjë arsye përse ta arrestojnë dhe nëse kjo ndodh do të thotë që këtë prokurori e kontrollon Rama.

Zeka: Sekretari i shtetit të takohet me një kryeprokuror, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e asnjë vizite, jo vetëm në Shqipëri po të asnjë vendi tjetër në botës.

Murrizi: Ta them unë pse, ne jemi vendi i parë eksperiment që kemi bërë këtë lloj reforme në drejtësi, që e kanë vëzhguar nga Onm, nga firma e Sebastian Kurtit. Secili prej tyre merr 22 mijë euro dhe 3 prej tyre kanë blerë vilë, kjo është dorë e Sorrosit dhe Blinkeni është qera tek ti. Vjen e takon Altinin, ai duhet të takonte Ulsiun. Në hirearkinë shtetërore, në protokoll, Sekretari duhet të takonte Presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë. Tani nuk e si se pse, a ju kanë dalë nga duart, sepse thanë ishte e jona…

Zeka: Nuk e përcakton ti protokollin e sekretarit, nuk e bëjmë dot as unë as ti. Mesazhi që ai sjell është i rëndësishëm. Ai po e takon kryeprokurorin sepse nuk ka besim as te krahu socialist në raport me drejtësinë. Le të lihet kjo propagandë që Edi Rama ka në dorë SPAK-un, se ta kishte në dorë të kishte arrestuar ty të parin

Murrizi: Më hetuan 9 muaj mua, më morën “opingat” Rama, Dumani, Dumant dhe Blinken. Ka ik ajo kohë, s’jam hajdut unë. Nuk më plas për asnjë zagar të SPAK-ut i mbështetur nga Kimi, Kimetja, Ruzhdija

Zeka: Në Shqipëri nuk arrestohet krimineli, hajduti, në Shqipëri arrestohet kundërshari politik

Murrizi: Atëherë jemi në diktaturë pra

Zeka: Më me dëshirë Edi Rama të arreston ty, sesa plot kriminelë

Murrizi: Nëse arrestimet i bën Rama, atëherë Prokurorinë e kontrollon Rama

Zeka: Nuk e ka nën kontroll

Murrizi: Për arrestim politik nuk më plas fare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA