Eksperti i Sigurisë: 800 mijë të vetëvrarë në botë për shkak të kërcënimeve në rrjetet sociale

14/02/2024 09:53

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një lidhje me skype në “Breaking” tha se numri i të vetëvrarëve ka arritur në 800 mijë në botë.

Ai thekson se rastet e vetëvrasjeve  për shkak të bullizimit apo presioneve në rrjete sociale janë kthyer në problem ditor.

“Nuk është rasti i parë, as i fundit, rastet e vetëvrasjeve për shkak të bullizimit, apo presioneve që vijnë për shkak të rrjeteve sociale, janë bërë probleme ditore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës dhe numri i të vetëvrarëve ka arritur në 800 mijë, çdo 4 minuta kemi një vetëvrasje, kjo ka ndodhur pas covid”, tha eksperti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA