Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Dyshohet se E. Q., e ka abuzuar seksualisht të miturën në datë 11 të këtij muaji. Sipas policisë, e mitura është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar“, thuhet në njoftimin e policisë.
Si rezultat u bë identifikimi dhe ndalimi i 31 vjeçarit, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel