Shiste kokainë, vihet në pranga 43-vjeçari në Sauk/ Gjatë kontrollit në makinë iu gjetën mijëra euro

13/02/2024 10:25

Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar në zonën e Saukut, pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, atij iu kontrollua makina tip “Audi”, në të cilën u gjetën kokainë dhe para.

Uniformat blu kanë sekuestruar kokainën, 5350 euro, 2800 franga, 10 000 lekë të rinj dhe makinën. Ato dyshohet se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike.

“Si rezultat i veprimeve operacionale, në Sauk, u lokalizua dhe u ndalua automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky 43-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA