Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i akuzuar për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani, Nertina Kosova dhe Miliana Muça kanë vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Apeli i GJKKO ka pezulluar ekzekutimin e vendimit me burgim për Dedjan, duke e konvertuar atë në shërbim prove. Ish-kreu i Kushtetueses do të kryejë shërbim prove për një periudhë kohore prej një vit, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, si dhe të mos kryejë vepër penale tjetër.
Top Channel