Gjykata e Athinës ka lënë në paraburgim Tik Tok-erin shqiptar Florian Zani, pasi e gjeti atë në shkelje të ligjeve për poshtërim, dhunë dhe shfrytëzim të personave të pa mbrojtur.
Ai do të mbahet deri në përfundim të hetimeve në një burg të sigurisë së mesme.
Sipas palës mbrojtëse, Zani u shpreh se çdo gjë ishte në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live.
Në mbështetje të tij deponuan edhe miqtë e që merrnin pjesë në xhirime, por nuk u lejuan viktimat të ishin të pranishëm, pasi sipas gjykatës marrja e dëshmitarë së tyre pa praninë e psikologut do të ishte një poshtërim i dytë për ta.
Zani nuk mundi të sqarojë gjykatën lidhur me akuzat se ai ishte paguar nga persona të pa njohur në internet për t’i poshtëruar viktimat në mënyra sadiste,si dhe nuk mundi të vërtetojë se paratë që ai përfiton nga videot e tij janë të ligjshme.
Flarian Zani ose Hayate siç është pseudonimi i tij në rrjetet sociale, u arrestua në flagrancë para disa ditësh duke poshtëruar disa persona me aftësi të kufizuara. Sipas policisë,ai i dhunonte viktimat e tij kundrejt pagesës nga persona të ndryshëm që paguanin për të parë videot e tij në rrjetet sociale.
Top Channel